Udhëzues për mësuesin – Si të mësojmë ndryshimet klimatike
Ky udhëzues do t’i ndihmojë mësuesit të kuptojnë dhe të diskutojnë ndryshimin e klimës me të nxënësit. Udhëzuesi do të ofrojë materiale leximi për t’i ndihmuar mësuesit të merren me disa nga pyetjet e shumta sfiduese: Si duhet trajtuar një temë kaq komplekse në shkolla? Sa duhet shpjeguar, bazuar në moshën e nxënësve? Si mund të krijojnë mësuesit shpresë në vend të ankthit? Nga njëra anë, mësuesit duhet të jenë të ndjeshëm dhe të përgatitur për të ofruar përmbajtjen, nga ana tjetër, nxënësit duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të zhvillojnë aftësi për të kontribuar në zgjidhjen e situatës.
File Type:
pdf
Categories:
Doracak
