Prototipizimit të shpejtë dhe aftësive sipermarrëse për të promovuar fillimin e vajzave dhe grave themeluese në kategorinë STEM
Shkrim – leximi për vajza të reja në fushën STEM është produkt i projektit “Prototip i shpejtë dhe aftësi sipërmarrëse për të promovuar kompanite start-up te themelara nga femra në kategorinë STEM”. Ky project është financuar nga Komisioni Evropian, nëpërmjet programit ERASMUS+.
Ky produkt është një nga katër produktet që gjatë implementimit të ‘FA-ST’ është zhvilluar. Mund të gjeni më shumë rreth projektit FA-ST dhe produkteve të tij në faqen kryesore: www.fasterasmus.com
Çka do të gjeni mbrenda produkti?
Në këtë produkt, të ashtuquajtur “Katalog Digjital”, ne ofrojmë inventari të puntorive dhe aktiviteteve praktike të cilat mund të organizohen jashtë sistemit edukativ, duke ofruar aplikime konkrete nga fusha STEM që mund të përdoren në jetën reale me pikësynim STEM, duke përfshirë gjithashtu subjekte ku STEM është më pak e dallueshme por sërish mjaftë e përdorur (p.sh: arti, moda, industria ushqimore…), gjithashtu edhe aktivitete për të ngritur vetëdijën dhe shkrim – leximin ndërmjet vajzave të reja dhe grave në fushën STEM.
Në fillim të produktit, ju do të informoheni për projektin e përgjithshëm “Prototipi i shpejtë dhe aftësitë sipërmarrëse për të promovuar kompanitë startup të themeluara nga vajzat dhe gratë në STEM“; Shpjegimi rreth shkrim-leximit STEM, STEM dhe njohja e shkrim-leximit STEM; Të dhënat në lidhje me papunësinë e grave si dhe të dhëna për gratë në STEM; Pjesa kryesore e produktit do të përbëhet prej trajnimeve të ndryshme, punëtorive dhe aktivitete, si dhe histori nga jeta reale në lidhje me STEM në industrinë e modës. Gjithashtu, në fund të produktit do të gjeni një vlerësim të përgjithshëm shumë-dimensional të cilin ne po i ofrojmë këtij produkti.
Cili grup është targeti i synuar?
Grupi kryesor i synuar janë gratë e reja (18 deri në 30 vjeç) që vijnë nga prejardhje modeste me mangësi, siç janë braktisja e hershme e shkollës, me prejardhje emigrante, që përballen me përjashtim social dhe ekonomik, nuk janë në arsim ose punësim për një kohë të gjatë (të paktën 6 muaj) si dhe nga familjet me të ardhura të ulta dhe / ose zonat urbane / rurale të cilat janë të pafavorshme.